Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Makanetul-Mar’eh fil-Islam, fq. 555
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Le të flasim për shoqërinë e sotme moderne të Lindjes dhe Perëndimit. Ajo shoqëri e ka trajtuar gruan më keq se sa që është trajtuar në kohën e injorancës së hershme.
Shoqëria e sotme, në aspektin e të drejtave të grave, këtë gjë e ka ekzagjeruar. Ajo e ka ngritur atë më lartë se sa çfarë Allahu i ka dhënë asaj. Shoqëria e sotme e thërret gruan që të largohet nga shtëpia, të cilën Allahu e ka bërë të jetë vendi i punës së saj. Shoqëria e sotme dëshiron që gruaja ta braktisë shtëpinë për të punuar së bashku me burrat. Kjo bën që gruaja kurrë të mos ketë asnjë dallim me burrin. Sipas tyre, nuk duhet të ketë asnjë dallim midis burrit dhe gruas në botën e biznesit dhe në çfarëdo aspekti tjetër. Prandaj, ajo punon sikur të ishte burrë. Madje, duhet të veshë xhaketë dhe pantallona sikurse burrat, pra nuk ka asnjë ndryshim midis tyre.
Shoqëria bashkëkohore e ka privuar gruan nga të drejtat dhe pozita meritore, duke ia dhënë të drejtat e burrit. E ka detyruar atë me obligime të cilave nuk mund t’i dalë zot dhe e ka venitur në tërësi.
Gruaja ka aftësinë e kufizuar (për të kryer çfarëdo pune), ndërsa burri jo. Prandaj, secila gjini bën atë që është e përshtatshme për natyrshmërinë e vet. Burri punon jashtë shtëpisë, burri shet, blen, udhëton e lufton për hir të Allahut.
Shoqëria e sotme, këtë fushë e ka shkatërruar për gruan, duke e edukuar atë që të dalë nga shtëpia dhe duke ia pjekur asaj botëkuptimin se është e shtypur, se nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Pra, dil dhe puno me burrat. Shoqëria bashkëkohore e edukon gruan që të mos ndjehet aspak auret (e ndaluar), se edhe ajo gjithashtu është qenie njerëzore.
Në këtë mënyrë, ata propagandojnë nëpërmjet fjalimeve dhe shkrimeve të tyre nëpër libra, gazeta dhe revista.