Imam Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani (v. 1420)
Tamm-ul-Minnah, fq. 286
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Autori ka thënë: N’uman Ibn Bashir -radijAllahu anhu- tha:
“I dërguari i Allahut ﷺ tha: “Drejtoni safat, drejtoni safat, drejtoni safat! Pastaj tha: Pasha Allahun, ose do t’i drejtoni safat ose ose Allahu do të fut përçarje mes jush.”
Transmeton Ebu Daudi (662), Ibn Hibani (396), Ahmedi (4/276) dhe Ed-Dulabi (2/86).
Tek Ebu Daudi është një shtojcë që autori duhej ta përmend. Kjo sqaron një sunnet që e neglizhojnë shumë namazli, domethënë fjalët e Nu’manit në fund të hadithit:
“Pashë se çdo njeri bashkonte supin me supin e shokut pranë tij, gjurin me gjurin e shokut pranë tij dhe thembrën me thembrën e shokut pranë tij.”
Zinxhiri i hadithit është autentik. Bukhari e përmendi atë në Sahihun e tij me një zinxhir të reduktuar transmetoi një hadith të ngjashëm me zinxhirë të plotë nga Enesi.