Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shpërblimi i agjërimit të ditës së Ashures

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri 

Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (2/115-116)

Dar Ihja et-Turath el-Arabi, 1388/1968

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1 – Ebu Katadeh (radijAllahu anhu) ka treguar se i dërguari i Allahut është pyetur rreth agjërimit të ditës së Ashures dhe ai tha:

”Ajo fshin mëkatet e vitit të kaluar.” 

Muslimi.

2 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ agjëronte ditën e Ashures dhe urdhëroi sahabet që ta agjërojnë atë ditë. Bukhari dhe Muslimi.

3 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu ) gjithashtu ka thënë: 

”Unë nuk di që i dërguari i Allahut ﷺ të ketë agjëruar ndonjë një ditë për të kërkuar mirësinë e saj përveç kësaj dite.”

Transmeton Muslimi.

4 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) gjithashtu ka thënë:

”Profeti ﷺ nuk është dhënë pas mirësive të ndonjë dite të veçantë pas agjërimit të Ramazanit përveç ditës së Ashures.” Transmeton Tabarani në ”el-Ausat” me zinxhir të mirë.

5 – Ai (radijAllahu anhu) gjithashtu ka thënë se i dërguari i Allahut ka thënë:

 ”Nuk ka asnjë ditë që është më e mirë për ta agjëruar përveç muajit të Ramazanit dhe ditës së Ashures.”

Transmeton Tabarani në ”el-Kebir” dhe el-Bejhaki.

6 – Ebu Seid El-Khudri (radijAllahu anhu) na ka treguar se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Ai që agjëron ditën e Arafatit do t’i falen mëkatet e tij të vitit të kaluar dhe po ashtu të vitit të ardhshëm. Ai që agjëron ditën e Ashures do t’i falen mëkatet për një vit.” Transmeton Tabarani me zinxhir të mirë.

7 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka treguar se i dërguari i Allahut ka thënë: 

”Ai i cili furnizon shtëpinë dhe familjen e tij në ditën e Ashures, Allahu do ta furnizojë për pjesën tjetër të vitit.”

Transmeton Bejhaki nga shumë transmetues prej sahabëve dhe shumë të tjerë prej tyre.

Ndërsa Bejhaki ka thënë: ”Edhe nëse këta zinxhirë janë të dobët, ata forcohen kur bashkohen njëri me tjetrin; Allahu e di më mirë.”

Shpërndaje: