Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherhu Sahihil Bukhari (1/544)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhariu ka thënë:
209 – Abdullah Ibn Jusuf na ka treguar, Maliku na informoi, nga Jahja Ibn Seذid, nga BeshijrIbn Jesar, skllavi i Beni Haritheh, i cili tregoi se Su`uejd Ibn En-Nu`man e ka informuar atë duke i thënë:
”Se ata ishin me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem në Sahba (e cila është afër Khajberit). Erdhi koha e namazit dhe Ai salAllahu alejhi ue selam kërkoi ushqim dhe nuk gjetën tjetër vetëm se qull. Vazhdoi të hajë dhe në vazhduam të hanim, më pas kërkoi ujë dhe shplau gojën, më pas u fal dhe u falëm edhe ne dhe (Ai salAllahu alejhi ue selem) nuk mori abdes (të ri).”
Hadithi tregon se duhet të shplahet goja pasi të hahet ushqimi dhe sidomos në rastet kur ushqimi përmban yndyrë, për arsyen që ushqimi mos të mbetet në mes të dhëmbëve.
Hadithi gjithashtu dëshmon se si Sheriati dhe Islami i japin rëndësi pastërtisë dhe më tepër higjenës orale. Në fakt goja është një mulli e cila bluan ushqimin tënd. Në gojë gjendet edhe pështyma e cila është si shplarëse (e cila e çon poshtë) atë që ti ke hgrënë, prandaj edhe ushqimi fillon të laget pas dy, tri kafshatash.
Sa më i pastër të jetë ky mulli dhe pështyma, aq më i pastër është edhe trupi, dhe ndodh e kundërta nëse ato te dyja nuk janë të pastërta. Prandaj, duhet të shplahet goja pasi që të kesh hëngër diçka me yndyrë apo diçka e cila mund të mbes në dhëmbë, dhe kjo për arsyen që të pasosh të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe të kujdesesh për dhëmbët e tu.