Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shpërlarja e gojës pas pirjes së qumështit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih Buhari (1/546)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Buhari ka thënë:

”211 Jahja Bukejr dhe Kutejbeh na kanë treguar: el-Lejth na ka treguar, nga Ukejl, nga Ibn Shihab, nga Ubejdullah bin Abdilah bin Utbah, nga Ibn Abasi i cili i tha se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem piu qumësht, e shpërlau gojën dhe tha:

”Ka yndyrë në të.”

Allahu e nderfotë dhe dërgofte paqe mbi të! Ai salAllahu alejhi ue selem praktikoi dhe shpjegoi. Ai praktikoi kur ai e shpërlau gojën pas pirjës së qumështit dhe ai e shpjegoi kur tha se ajo është e përbërë nga yndyra. Kjo dëshmon se është e ligjësuar për ta shpëlarë pas çdo gjëje që përmban yndyrë, pije dhe ushqim, për ta larguar yndyrën. Nëse është shumë e yndyrshëm, është Sunnet që të pastrohen dhëmbët. Prandaj dijetarët thonë se është Sunnet pastrimi i dhëmbëve pas ngrënies së ushqimit në mënyrë që gjurmë e saj të zhduken plotësisht nga goja.”

Shpërndaje: