Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shpërndrja e ëmbëlsirave pas hatmes së Kuranit në namazin e natës në Ramazan

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. (2/489)

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz

Zëvendës: Abdurr-Rrazak bin Afifi

Anëtar: Abdullah el-Ghudejjan

Anëtar: Abdullah bin Kuud

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i përket praktikumit të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) shpërndarja e ushqimit, pijeve dhe ëmbëlsirave pasi që të jetë lexuar Kurani në namazin e natës? A veproi ndonjë nga sahabët, tabiinët, pasuesit e tyre ose Selefët (radijAllahu anhum) këtë?

Përgjigje: Aq sa dimë, nuk është saktësuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem), sahabët, tebiinët ose imamët e Selefit e kishin si një praktikë të shpërndajnë ushqim, pije apo ëmbëlsira pasi që kishin bërë hatme Kuranin në namazin e natës në Ramazan. Kjo është në fakt një bidat kur bëhet pas një adhurimi dhe për një adhurim të caktuar. Pasi që bidatet nënkuptojnë mangësira në sheriatin, prandaj të gjitha bidatet janë devijim. Allahu (te ala) ka thënë:

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.”1

El Irbad bin Sarijeh (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut (salAallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Qëndroni larg risive se vërtet ato janë devijime. Ai prej jush që përjeton këtë le ti mbahet Sunnetit tim dhe të kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar dhe le shtrëngojë atë me dhëmballë. Ju paralajmëroj kundër risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.”2

Është konfirmuar se Malik bin Enes (rahimehullah) ka thënë:

“Ai që shpik në Islam një bidat dhe e konsideron atë të mirë, vetëm se ka pretenduar se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) e ka tradhtuar shpalljen. Sepse Allahu (te ala) ka thënë:

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.”3

Ajo që nuk i përkiste Islamit atëherë nuk i përket as sot.”

Nga ana tjetër, është në rregull nëse kjo bëhet ndonjëherë pa u bërë traditë.


1 5:3

2 Ebu Davudi (4607), Tirmidhi (2676) dhe Ibn Maxheh (34). Autentik sipas Albanit në ”el-Irua” (2455).

3 5:3

Shpërndaje: