“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shpërngulja në shtete kufri për shkak të kërkimit të furnizimit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=kux4bYB5U3w
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për shpërnguljen në shtete kufri për shkak të sigurimit të furnizimit, ndërkohë që personi ka frikë se me kalimin e kohës mund të dëmtohet feja e tij?

Përgjigje: Sipas mendimit tim, ai duhet të kthehet në shtetin Islam. Qëndrimi në shtete kufri nuk i lejohet përderisa frikësohet për fenë dhe veten e tij. E këshilloj që të lexojë ajetet kuranore dhe hadithet profetike që paralajmërojnë për rrezikun e qëndrimit në këto vende, përveç rasteve kur një qëndrim i tillë është i detyrueshëm. Furnizimi sigurohet si në shtetet kufri ashtu edhe në shtetet Islame dhe nuk është arsye e mjaftueshme për të rrezikuar fenë.

 

 

 

Shpërndaje: