Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shpëtimi i shoqërive islame arrihet duke ndjekur udhëzimin e Allahut

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/1688

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çdo njeri i drejtë dhe i sinqertë dëshmon se shpëtimi i shoqërive myslimane arrihet duke pasuar udhëzimin e Allahut, dhe duke praktikuar dispozitat e Tij, atëherë cili është mjeti i vërtet dhe metodologjia aktuale e cila i bënë shoqëritë e sotme të kenë jetë islame në të gjitha aspektet?”

Përgjigje: “Kjo është e vërteta. Nuk ka rrugë tjetër të shpëtimit dhe rrugë të bashkëpunimit përveç që të gjithë të mbahemi për litarin e Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Tij -صلى الله عليه وسلم-.

Rruga e cila na shpie në këtë drejtim, është kujdesi që duhet ta ketë çdo njëri në bashkëpunim me vëllanë e tij për të kontribuar në triumfin e të vërtetës, në përhapjen e fesë së Allahut dhe gjykimi me ligj të Allahut.

E përderisa çdo njëri synon karrigen dhe postin dhe nuk i intereson çështja e myslimanëve dhe as nuk i intereson krijimi i lidhjeve me udhëheqësit e tjerë të myslimanëve, pa dyshim kjo është rruga e përçarjes e cila ua mundëson armiqve atë që dëshirojnë ata, pra, që t’i copëtojnë myslimanët edhe më shumë se që janë të copëtuar.”

Shpërndaje: