Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Feuzan në lidhje me shpifjet e Sejjid Kutbit në lidhje me hilafetin e Uthmanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Data: 16/2-1426 ose 26/3-2005-03-26

Burimi: http://alfawzan.ws/node/2075

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë nënkuptohet me thënien e Sejjid Kutbit se: “Hilafeti i Uthmanit (radijAllahu anhu) ishte udhëheqje boshe ndërmjet udhëheqjes së dy shejkhave (Ebu Bekri dhe Umeri) dhe Ali bin Ebi Talibit?” (el-Adalah el-Ixhtimaijjeh, faqe. 206, Edicioni i Pestë) A është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Kjo është thënie e kotë. Dhe ai shpif ndaj udhëheqjes së Uthmanit. Ai e thotë këtë në librat e tij dhe është i njohur. Kjo është shpifje ndaj hilafetit të Uthmanit dhe kjo është nga mbeturinat tipike Shiite. Hilafeti i Uthmanit (radijAllahu anhu) është udhëheqje e drejtë. Atë e kanë zgjedhur njerëz kompetent ndaj të cilëve i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ishte i kënaqur kur ai vdiq. E gjithë kjo u bë me vetë propozimin e Umerit (para vdekjes së tij). Ata ranë dakord mbi këtë dhe myslimanët e asaj kohe ishin të kënaqur me udhëheqjen e tij. Vetëm një person që është më i humbur se sa gomari i tij shpif ndaj hilafetit të tij. Ashtu siç e thekson edhe Shejkhul-Islam në librin ”el-Akideh el-Uasitijeh, faqe 188: “Kushdo që shpif ndaj njërit prej halifëve është më i humbur se sa gomari i tij.

Shpërndaje: