“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shpifja ndaj dijetarëve është për shkak të devijimit dhe zemërligësisë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Data e fetvas: 22/1-1433 ose 17/12-2011

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shpifja ndaj dijetarëve është një fenomen i keq dhe është shkak i injorancës. Çfarë thoni për këtë?

Përgjigje: Kjo nuk varet nga injoranca fare. Kjo vjen nga urrejtja ndaj dijetarëve dhe dijes. Injoranti nuk shpif ndaj dijetarëve. Injoranti qëndron i heshtur. Kjo vepër nuk është rezultat i injorancës. Kjo është si shkak i devijimit dhe zemërligësisë.

Çfarë tjetër i kanë bërë dijetarët atij? A e kanë trajtuar atë në mënyrë të padrejtë? A ja kanë vjedhur pasurinë e tij? Ai urren diturin që ata posedojnë. Ai urren veprat e tyre. Ai dëshiron që shoqëria të braktisin fenë e tyre dhe moralin që kanë. Ndërsa dijetarët e kundërshtojnë dhe e refuzojnë atë.

Shpërndaje: