Shënim nga përkthyesi: Bismilah, ue selatu ue selamu ala resulilah, dhe pastaj: Kam parë në disa faqe ku disa të gjorë të cilët pretendojnë se janë pasues të Ebu Hanifës -rahimehullah-, por në fakt janë eshari/maturidi. Ata kanë përhapur një gënjeshtër se kinse imam Albani -rahimehullah- ka thënë: “Se palestinezët të cilët nuk e braktisin Palestinën janë kufar.”
Dhe secili që ka sado pak logjik e kupton se kjo nuk është asgjë përveç se një shpikje ndaj shejkhut -rahmetullah-. Prandaj nuk sjellin ndonjë audio apo burim se ku e ka thënë shejkhu këtë, por përhapin disa shkrime të cilat i kanë shpikur vet.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Atëherë sillni provat tuaja, nëse është e vërtetë ajo që thoni!” El-Bekare, 2:111
Normal që nuk kanë argumente. Prandaj iu themi:
“Mos ndiq atë për të cilën nuk ke njohuri se vërtet për dëgjimin, shikimin dhe zemrën, për të gjitha këto do të merreni në përgjegjësi.” El-Isra, 17:36
Për ata që qëllimisht e bëjnë këtë për ta ndotur menhexhin Selefi, i lutemi Allahut -te ala- që tua kthej ashtu siç e meritojnë ata. Ndërsa ata që i pasojnë këta të gjorë verbërisht, e lusim Allahun -te ala- që t’i udhëzojë ata! E lusim Allahun -te ala- që të vërtetën ta shohim si të vërtetë dhe që ta pasojmë atë, dhe të kotën ta shohim si të kotë, dhe të qëndrojmë larg saj.
Lexojeni poshtë fetvanë e imam Albanit -rahimehullah- ku ai ka folur vete
ëm për palestinezët në Bregun Perëndimor e jo për të gjithë palestinezët.
Imam Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani (v. 1420)
Fataua El-Albani, fq. 18
Viti i fetvasë: 1993
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar për banorët e Bregut Perëndimor në Palestinë të largohen prej andej dhe të emigrojnë në një shtet tjetër?
Përgjigje: Ata janë të detyruar të largohen nga Palestina, vëllai im, ata janë të detyruar të largohen nga vendi ku nuk ishin në gjendje t’i dëbonin kufarët; ata duhet të largohen për të shkuar në një vend ku mund ta praktikojnë fenë e tyre Islame.
Pyetësi: Por nëse ata largohen nga Bregu Perëndimor për të emigruar në një vend tjetër, ata i lejojnë armikut ta pushtojë vendin.
Përgjigje: Isha i bindur se kjo do të ishte përgjigja jote. Çfarë mendon për Muhaxhirët e parë që lanë Mekën për në Medinë? Çfarë bënë ata? A nuk e braktisën Mekën dhe ajo ra në duart e kufarëve?
Pyetësi: Sigurisht por kjo ishte sepse ata ishin të dobët dhe të shtypur!
Përgjigje: Ti nuk më je përgjigjur.
Pyetësi: Ata e braktisën atë.
Përgjigje: Edhe palestinezët duhet ta braktisin
Pyetësi: Jo, sahabët janë më të mirë se ata.
Përgjigjja: Prandaj feja ka përparësi mbi arsyen tënde, mbi mendimet dhe opinione tuaja, jo e kundërta. Me gjithë respektin, cilat do që të jenë aftësitë e tua intelektuale, qofshin ato të fuqishme e të mëdha, ato nuk vlejnë asgjë përballë atyre të profetit ﷺ, i cili së pari mori shpalljen dhe së dyti e zbatoi ashtu si iu shpall. Ai ﷺ ishte ai që emigroi nga Meka për në Medine. Prandaj pse një musliman të mos veprojë njësoj, të largohet nga një vend ku sundojnë kufarët? Kundërshtimi yt është si i atyre që thonë:
“Po ua lëmë vendin kufarëve!”
Po, jepja kufarëve që po e sundojnë tani, dhe më pas përgatitu që t’i dëbosh ata.
Dhe kjo është ajo që bëri profeti ﷺ. Çfarë bëri profeti ﷺ pasi emigroi me sahabët nga Meka në Medine? Ata filluan të përgatiteshin për të sulmuar Mekën, dhe kështu e pushtuan (pas përgatitjes). Pastaj profeti ﷺ përsëri grumbulloi muslimanët për të sulmuar qytetin nga i cili u detyrua të ikte për shkak të kufarëve. Pasi Allahu ia lejoi ta pushtonte Mekën, profeti ﷺ tha:
“Nuk ka më emigrim pas pushtimit të Mekës.”
Prandaj mos ia lejo mendjes tënde që të gjykojë edhe sikur të jesh shkencëtari më i madh në botë. Ti ke marrë pak dijeni.
Pra në vend që të themi se ata (palestinezët) ikin nga frika se mos grabiten ose vriten, më mirë të themi se ikin tek Allahu!
Dhe nëse dikush do të dërgojë raketa shkatërruese ndaj Izraelit, atëherë palestinezët do të vuajnë dhe do të shkatërrohen së bashku me jehudët; por nëse palestinezët largohen nga Izraeli, atëherë Izraeli ndalohet të hedhë çdo lloj bombash mbi ta.