Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shpifja ndaj shejkh el-Feuzanit, shejkh Abdul-Muhsin el-‘Abbadit dhe shejkh Rabi’ el-Medkhalis

Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhhi

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139674

Data e fetvasë: 09.09.2013

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Pak ditë më parë dëgjova nga disa studentë se si ata flisnin fjalë jo të mira për dijetarët si Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkh Rabi’ el-Medkhali dhe dijetarë të tjerë. Çfarë i këshilloni këta studentë?”

Përgjigje: “Unë i këshilloj ata që të mos flasin keq për dijetarët dhe se kjo nuk është e drejtë e tyre. Ata duhet ta dinë se veprimi i tyre është shpifje (gibet), dhe shpifja është prej mëkateve të mëdha. Mishi i dijetarëve është i helmuar. Ata duhet të heshtin dhe ta dinë se ata ndaj të cilëve keni shpifur, marrin nga veprat e tyre të mira dhe se ata (shpifësit) janë njerëz të cilët devijojnë të tjerët.

Të shpifurit ndaj dijetarëve nuk është sikurse shpifja ndaj njerëzve të tjerë. Shpifja ndaj dijetarëve ndikon që njerëzit të largohen prej tyre. Nëse dijetarët shpifen njerëzit nuk do të përfitojnë nga dija dhe fetvat e tyre.

Është e detyrueshme që ata të pendohen tek Allahu dhe të ndalohen nga shpifjet përgjithësisht. Çifutët dhe të krishterët shpëtuan nga gjuha e tyre, e nuk po shpëtojnë dijetarët?!”

 

Shpërndaje: