Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shpirti i namazit

Imam Ahmed Ibn Kudameh el-Makdisi

Burimi: Mukhtasar-Minhaxh il-Kasidin, fq. 29

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Namazi është shtylla e fesë dhe baza e bindjes.  Janë transmetuar hadithe të shumta të cilat na mësojnë për mirësitë e tij. Prej karakteristikave më të mira të tij është përulësia.

Transmetohet nga Uthman bin Affan (radij Allahu anhu) se Profeti sal Allahu alejhi ue selem ka thënë:

”Secili prej myslimanëve që kur të hyjë koha e namazit, merr abdes siç duhet, e fal namazin me përpikëri të plotë duke i kryer të gjitha ruknet e tij, (ky namaz) për të do të jetë shlyerje e mëkateve të mëparshme, derisa të mos bëjë mëkate të mëdha. Kjo vlen në mënyrë të vazhdueshme. ” Muslimi (228).

Përveç kësaj profeti sal Allahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kushdo që merr abdes në këtë mënyrë dhe pastaj fal dy rekate namaz, pa u shqetësuar me gjë tjetër në mendjen e tij, do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.” (Buhari dhe Muslim).

Kur Abdullah bin-Zubejr falte namazin, gjatë qëndrimit në këmbë, ai qëndronte si një shkop nga përulësia. Kur ai binte në sexhde, edhe zogjtë qëndronin mbi të sepse dukej sikur të ishte një trung. Kur një ditë prej ditësh, ai falej pranë Hixhrit në afërsi të Qabes, papritmas një gur ra nga një katapultë dhe i shqeu një pjesë nga rrobat e tij. Ai as nuk u kthye prapa të shohë se çfarë po ndodhë.

Mejmun bin Mehran ka thënë: ”Unë kurrë nuk e kam parë Muslim bin Jesarin të kthehet mbrapa në namaz. Një ditë u shemb një pjesë e xhamisë. Njerëzit u tmerruan nga shembja. Ndërkohë ai qëndroi brenda në xhami duke u falur dhe pa ju trembur syri aspak. E kur familja e tij hynin në shtëpi, ata ishin gjithmonë të heshtur. Kur ai fillonte namazin atëherë ata fillonin të flasin dhe të qeshnin. ”

Ali bin el-Husejn (radij Allahu anhu) e kishte zakon të zverdhej çdo herë para se të merrte abdes. Kur i thanë atij se çfarë e bënte atë ashtu para se të marrë abdes, ai tha: ”A e dini para kujt do të qëndrojë?

Dije se namazi ka shtylla, obligime dhe rekomandime. Shpirti i saj është nijeti, sinqeriteti, përulësia dhe të jesh i pranishëm me zemër. Pa këta faktorë nuk mund arrihet qëllimi i adhurimit dhe bisedës me Allahun. Nëse atë që e ke në zemër nuk e shpreh me fjalë, atëherë ajo mbetet vetëm një lloj halucinacioni dhe as nuk mund të përfitosh nga qëllimi i kryerjes së veprave. Nëse qëllimi i të qëndruarit në namaz, ruku dhe sexhde përjetohet vetëm si një shërbim ndaj Allahut apo si nënshtrim dhe përulësi ndaj Tij, e duke mos qenë i pranishëm me zemër, atëherë namazi i robit konsiderohet vetëm një veprim i pakuptimtë.

Allahu i Lartësuar ka thënë në lidhje me kafshët të cilat flijohen nga ana e njeriut:

”Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.”(22:37)

Nijeti është gjëja që të afron me Allahun (Subhanehu ue teala) dhe është ajo që e bën zemrën e besimtarit që të jetë i kujdesshëm ndaj obligimeve të Tij. Pra, prezenca e besimtarit në namaz, para se gjithash duhet të jetë me zemër. Por shkujdesja e cila mund të shfaqet gjatë namazit, Allahu i ka falur besimtarët për të, ndërsa prania e zemrës që nga fillimi, jep të njëjtin efekt edhe pjesës tjetër të namazit.”

Shpërndaje: