“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shprehja: ”Sa më shumë që ai ta shtojë dijen aq më pak ai ndalon nga e keqja.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://putselefa.com/sto-covjek-ima-vise-znanja-to-manje-osuduje/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Shejkh i nderuar Allahu i`u dhëntë mirësi. Thotë; Është përhapur një shprehje në mesin e nxënësve të dijes e cila është ”Sa më shumë që ai ta shtojë dijen aq më pak ai ndalon nga e keqja.” A është e saktë kjo shprehje…?

Shejkhu: ”Çfarë?!”

Pyetësi: ”Është përhapur një shprehje në mesin e nxënësve të dijes e cila është ”Sa më shumë që ai ta shtojë dijen aq më pak ai ndalon nga e keqja.”

Shejkhu: ”Kjo është gabim. Sa më shumë ai ta shtojë dijen, aq më shumë do të ndalojë nga e keqja, sepse dija e drejton atë që të ndaloi sa më shumë nga e keqja dhe të urdhëroi tek e mira

Dija sjell vetëm të mira. Ndërsa nga kuptimi i fjalëve të tyre është se dija sjell të këqia, që don të thotë se nuk ndal nga e keqja. Kjo është fjalë e kotë. Po!”

Shpërndaje: