Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një djalë dëshiron të martohet me një femër të bukur, e cila nuk është e veshur si duhet. Por ai shpreson që ta ndihmojë atë në praktikën e islamit pasi të jenë martuar dhe që ai ta udhëzojë atë?
Përgjigje: Çfarë di ai se nëse ai do ta udhëzojë atë apo jo? Profeti ﷺ urdhëroi që të martohemi me gruan fetare dhe tha:
“Martohu me gruan fetare tu mbushin duart me rërë.”
Mos u marto me një grua që është e pabindur (ndaj Allahut) dhe jo e veshur si duhet me shpresë se ju të ndikoni tek ajo. Ndoshta ajo ndikon tek ju dhe më pas ju do t’i bindeni asaj!