Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shqiptimi i shahadetit duke e kundërshtuar atë me vepra

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja 1/135

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për këdo që thotë me gjuhën e tij se ai është musliman, por në të vërtet ai është me novatorët dhe politeistët me veprimet e tij? A është ai vërtet musliman? A lejohet ngrënia e mishit të therur prej tij?

Përgjigje: Ai që shqipton shahadetin duke e vërtetuar atë dhe vepron sipas porosive të tij, ai është musliman dhe besimtar i kësaj feje.

Kushdo që bën diçka që anulon shahadetin, qoftë me fjalë apo me vepra, gjë e cila është politeizëm, personi i tillë është kafir edhe nëse ai e shqipton shahadetin, falë namazin dhe agjëron. Shembuj të tillë kemi p.sh.: personi i cili kërkon ndihmë nga të vdekurit, ther kurban për ta me respekt dhe nderim. Shtuar kësaj, nuk është e lejueshme për të ngrënë nga mishi që ai ka therur.

Shpërndaje: