Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: et-Ta’llikat el-Latifah ala Usul-is-Sunneh el-Munifah, fq. 45-46
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje 13: Si duhet një Selefi që jeton në një vend kufri të ketë qëndrim të shëndoshë në lidhje me deklaratat e ndryshme të dijetarëve në lidhje me kritikat dhe lavdërimin?
Përgjigje: Së pari, e vërteta është në njërën anë dhe është e pandashme.
Së dyti çështjet e ngjashme ndryshojnë nga një person në tjetrin. Ata i kuptojnë ato ndryshe. Ai që e kupton të vërtetën me dëshmitë e saj përmes mendimit të një dijetari duhet ti përmbahet të vërtetës së dëshmuar dhe të lerë çdo gjë tjetër. E vërteta është një. Është e vërteta që duhet të merret parasysh, jo personi.
Nëse ai nuk është në gjendje për të ditur se cilët dijetarë e kanë mirë dhe cilët kanë gabuar, ai i referohet dijetarëve të mëdhenj në të cilët ka besim. Nuk ka rëndësi nëse ata janë në këtë vend apo jashtë vendit. Duhet referuar atyre. Mendimet duhet të shqyrtohen me ta. Pastaj pranoje mendimin e tyre. Kërkojuni atyre dëshmi. Sepse ai është student, ai dëshiron që të kuptojë çështjen me dëshmi. Kështu qartësohet e vërteta.
Që studentët në mes vete të ulen dhe të diskutojnë një çështje për të cilën ka mospajtime, pavarësisht nëse bëhet fjalë për çështje menhexhi apo fikhu, kjo është e pafrytshme dhe e pakuptimtë. Ata madje mund edhe të hidhërohen mes vete. Mënyra që sqaron të vërtetën nga gënjeshtra është referimi tek dijetarët. Dijetarët citojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem) me një kuptim të saktë. Kjo është e njohur në përgjithësi lidhur me ta. Kjo është ajo që Allahu na ka urdhëruar, kur Ai tha:
“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit.” 4:59
Do të thotë tek Libri i Allahut dhe tek Sunneti i të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem).