Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shtëpia që nuk ka hurme është familje e uritur

Imam Muhammed bin Isa et-Tirmidhi 

Burimi: al-Xhemi (1875)
Shpjegon: Shejkh Imam Muhammed Abdurr-Rrahman el-Mubarakfuri 
Burimi: Tuhfet-ul-Ahuedhij (5/436)

1875 –Transmetohet nga Aishja e cila ka treguar se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Shtëpia që nuk ka hurme është familje e uritur.” (1)

Shpjegimi

– Është thënë se hadithi është i veçantë për banorët e Medinës, furnizimi kryesorë i të cilëve (ndër të tjera) ishin hurmet.
– Është thënë gjithashtu se qëllimi është për të treguar vlerën e hurmeve.

Ibn-ul-Arabi ka thënë: “Kjo ishte për shkak se hurmet ishin furnizimi i tyre kryesor. Nëse ato nuk ekzistonin në një shtëpi, kjo do të thoshte se ata ishin të uritur. E njëjta gjë vlen për të gjitha vendet e tjera duke pasur për qëllim furnizimin e tyre kryesorë.”

Neveviu ka thënë: “Ky është argument për mirësinë e hurmes. Gjithashtu, është argument edhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së ushqimit për familjen.”

Et-Tibij ka thënë: “Kjo mund të kuptohet se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nxitë për të qenë i kënaqur me hurmet, nëse jeton në një vend në të cilin ka shumë hurme. Nëse ata janë të lumtur dhe të kënaqur me hurmet (dhe do t’i hanin ato), ata nuk do të ishin të uritur ndryshe nga shtëpia që nuk ka hurme.”

___________________________________

(1) Muhammed bin Sehl bin Asker dhe Abdullah bin Abdirr-Rrahman na kanë treguar neve se: Jahja bin Hasan na ka treguar se: Sulejman bin Bilal na ka treguar neve nga Hisham bin Urueh nga babai i tij, nga Aishja e cila ka treguar se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:…

Shpërndaje: