Shejkh Abdus-Salam bin Salim es-Suhejmi
Burimi: Fikr-ut-Takfir, faqe. 92-94
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen muslimanët sot nga këto grupe, janë el-Ikhuan el-Muslimunët dhe tre degët e tyre:
1 – Bannaijeh, në bazë themeluesit Hasan el-Benna.
2 – Kutbijjeh, në bazë të Sejjid Kutb.
3 – Sururijjeh/Sururitë, në bazë të Muhammed Surur.
Ideologjia e tyre përbëhet nga kryengritjet më të këqija, dalje nga Sunneti dhe dalje nga xhemati.
Lidhur me Sunnetin, kështu që ka thënë profeti (salAllahu alejhi ue selem), kur ai u pyet për grupin e shpëtuar:
”Kushdo që pason atë që unë dhe shokët e mi të pasojmë sot.”1
Ai urdhëroi që rruga e tij dhe rruga e halifëve të tij të drejtë të pasohet, duke thënë:
“Pasoni Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifëve të udhëzuar e të drejtë, kapuni fortë për to dhe shtrëngohuni me dhëmballët tuaj. Qëndroni larg gjërave të shpikura në fe, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të fut në zjarr.”2
Ata e braktisin këtë Sunnet në mënyrë të qartë në librat e tyre, punimet dhe artikujt të përbëra nga shumë devijime nga Sunneti, kundërshtimi i atyre që janë të kapur për metodologjinë e Selefëve, bidate dhe lëvdata për pasusit e bidateve.
Lidhur me Xhematin, ata besojnë se nuk duhet t’i bindemi pushtetarit musliman dhe se duhet rebeluar kundër tij. Ata nxisin njerëzit e rëndomtë dhe njerëzit e paarsimuar kundër tij në të gjitha vendet ku ata kanë thirrje. Tekstet që urdhërojnë bindjen ndaj pushtetarit, konsensusin, si dhe të kapurit për rrugën e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokëve të tij, ata i keqinterpretojnë duke pretenduar se Selefët kishin dy shpjegime për të gjithë këto:
1 – Xhemati vlen vetëm për atë për udhëheqjen e të cilit ata janë dakord, pra një lider i cili është në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin. Kjo është domethënia konkrete e Xhematit, e cila nganjëherë quhet edhe politike.
2 – Xhemati janë ata që pasojnë atë që profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij pasuan, pavarësisht nëse ka pushtetar apo jo. Kjo është domethënia shkencore e Xhematit, e cila gjithashtu quhet edhe domethënie shpirtërore.
Prandaj ata thonë se muslimanët sot nuk kanë xhemat apo pushtetar në kuptimin konkret, edhe pse e dinë se Arabia Saudite, e cila zbaton Sheriatin, ekziston dhe gjithashtu vende të tjera Islamike, sunduesit e të cilave është e vështirë për ti bërë tekfir. Por në mënyrë që të mund të manipulojnë dhe të mashtrojnë dhe për ti shpëtuar kësaj pengese, ata shtrembërojnë tekstet për të ardhur në përfundimin se vendi i vetëm i pranuar është mbretëria e halifës ose një vend ku pushtetari shpall vetën e tij si udhëheqës i gjithë muslimanëve. Kështu ata bien në disa devijime duke përfshirë interpretimet e rreme të teksteve të sheriatit . Çështje tjetër është se ata kundërshtojnë konsensusin muslimanëve. Çështje tjetër është se ata kundërshtojnë këtë realitet. Disa prej tyre janë aq guximtarë saqë edhe bëjnë tekfir mbi pushtetarët e këtij vendi – Arabisë Saudite – dhe në vendet e tjera. Disa prej tyre janë Ebu Katade, Ebu Muhammed el-Makdisi, Muhammed Surur dhe të tjerë.
1 Tirmidhi (2641).
2 Tirmidhi (2676).
3 eth-Thauabit uel-Mughajjirat, fq. 19, nga Salah es-Seui.