Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://ar.miraath.net/fawaid/5306
Përktheu: Valdet Gashi
Në qoftë se burri e thërret gruan në shtratin e tij asaj nuk i lejohet ta refuzojë përveçse nëse ajo ka ndonjë arsye të vlefshme sheriatike, këtu bëhet përjashtim. Nëse ajo nuk ka ndonjë arsye të vlefshme (sikurse sëmundja) apo si shembulli i saj, asaj nuk i lejohet ta refuzojë. Imam Bukhari dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se profeti ﷺ ka thënë:
”Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat por ajo refuzon dhe burri fle duke qenë i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.”
Bukhari (3238) dhe Muslimi (1436), formulimi është Bukharit.
Kjo dëshmon se kjo gjë është shumë serioze dhe madhore që gruaja të refuzojë t’i shkojë burrit në shtratin e tij kur ai e thërret atë.
Hadithi gjithashtu dëshmon se bashkëshortët në kohën e profetit ﷺ, madje edhe tek ne jo shumë kohë më parë kishin secili prej tyre shtratin e tyre. Ata nuk flenin në një shtrat të përbashkët. Secili flente në shtratin e tij.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Një shtrat për ty, një shtrat për familjen tuaj dhe i treti për shejtanin.”
Kjo dëshmon se ata flenin të ndarë.
Sot kjo konsiderohet si mos respekt. Unë them të kundërtën. Kjo nuk e shton dashurin. Të qenurit afër njëri-tjetrit vazhdimisht mund të shkaktojë mërzi. Nëse largohesh nga personi sado pak vlerësohesh më shumë. Këtë e kemi marrë nga perëndimi dhe të huajt nga Franca. Që do të thotë është mirë që ta dimë se të fjeturit së bashku në një dhomë gjumi dhe një shtrat të përbashket është kështu e ashtu!.