Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shtrëngimi i varrit

Imam Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: es-Sijer 1/291

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Varri ka një shtrëngim. Në qoftë se dikush do të kishte shpëtuar nga kjo, do të ishte Sa’d bin Muadhi.”

Ahmed 6/55 – Hadithi është i fortë (një prej kategorive të hadithit autentik) sipas Dhehebiut.

Shpjegim:

Ky shtrëngim nuk është dënim për njeriun. Kjo është ndjenja kur njeriu humbë birin e tij, mikun e tij të dashur e të ngjashme. Ne e dimë se Sa’d bin Muadhi është në Xhenet dhe është një nga shehidat më të mirë. Luteni Allahun për gjendje të mirë dhe që Ai të na ringjall së bashku me Sad’ bin Muadhin.

Shpërndaje: