Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shtrëngimin e varrit do ta përjetojnë të gjithë

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (vdiq. 1307)

Burimi: el-Intikad er-Raxhih fi Sherh-il-I´tikad es-Sahih, fq. 154

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shtrëngimin në varr do ta përjetojë edhe besimtari me besim të plotë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Në qoftë se dikush do të kishte shpëtuar nga shtrëngimi i varrit, do të ishte Sa’d bin Muadhi për të cilin u dridhë Arshi i të Mëshirshmit.” 1

Shtrëngimi do të thotë që varri së pari ngushtohet. Pastaj Allahu (Subhanehu ue Te’ala) e zgjeron atë aq sa sheh syri largë. Gjithashtu është thënë se shtrëngimi i varrit në raport me besimtarin është si përqafimi i nënës së dashur kur djali i saj kthehet në shtëpi nga një udhëtim i gjatë.


1 Ahmedi (6/55).

Shpërndaje: