Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shtrirja e këmbëve drejt njerëzve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/426-427)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

104 – Kapitulli mbi faljen e namazit pas grave

513 -Abdullah bin Jusuf na tregoi: Maliku na tregoi, nga Ebu Nedhr, rob i Umer bin Ubejdilahit, nga Ebu Selemeh bin Abdirr-Rrahman, nga Aisha, gruaja e profetit që tha:

“Unë qëndroja shtrirë para të dërguarit të Allahut ﷺ me këmbët e mia të shtrira kah kibla e tij e namazit. Kur ai zbriste në sexhde ai më prekte dhe unë tërhoqa këmbët. Ndërsa ai ngritej në këmbë unë i shtrija këmbët përsëri. Në atë kohë shtëpitë nuk kishin fenerë.”

Ky hadith gjithashtu dëshmon se nuk është mos edukatë të zgjasësh këmbët drejt një personi të nderuar. Aishah (radijAllahu anha) shtriu këmbët e saj kah i dërguari i cili ishte duke u falur.

Megjithatë, mund të bëhet një dallim mes familjes dhe jashtë saj. Fjala e urtë thotë se etiketa bie tek të dashurit. Kështu e sheh dallimin në mes të ulurit me shokun tënd dhe të huajin. Me shokun tënd ti mund t’i shtrish këmbët pa u brengosur. Këtë nuk mund ta bësh nëse je ulur me një të huaj.

Është thënë se ndërsa Ebu Hanife një herë u ul dhe i mësonte nxënësit e tij, hyri një burrë i pashëm. Në atë moment Ebu Hanife ishte duke folur për ndalimin e namazit nafile pas sabahut derisa dielli të ketë lindur plotësisht. Ai (rahimehullah) i cili ishte ulur me nxënësit e tij dhe kishte shtrirë këmbët e tij. Kur hyri burri me pamje dhe veshje të bukur, ai mblodhi këmbët e tij duke menduar se ai ishte një dijetarë i madh. Pra Ebu Hanife ka thënë se është e ndaluar të falësh namaze nafile pas sabahut derisa dielli të ketë lindur plotësisht. Atëherë burri tha:

“Por cila është çështja nëse dielli lind para sabahut?”

Kur ai tha këtë Ebu Hanife shtriu këmbët e tij pa i interesuar dhe Allahu e di më mirë.

Sidoqoftë Aishah (radijAllahu anha) ishte një nga ato/ata që e nderonte të dërguarin më së shumti, por megjithatë ajo ishte e lirë me të në praninë e tij.

Shpërndaje: