Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shtyerja e namazeve për shkak të serialeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (72 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë mendoni për personin i cili e shtyen namazin e jacisë gjatë Ramazanit për shkak të serialeve televizive?”

Përgjigje: ”Kjo është një gabim shumë i madh. Pavarësisht nëse është Ramazan apo jo, nuk është e lejuar për të humbur namazin me xhemat1. Kjo vlen veçanërisht nëse shkaku është serialet televizive që në parim janë të neveritshme. Ai është i detyruar të pendohen tek Allahu dhe të kujdeset për adhurimin gjatë këtij muaji. Ai nuk e di nëse ai do ta përjetojë këtë muaj përsëri. Sa shumë njerëz e kanë humbur Ramazanin tjetër! Sa shumë njerëz nuk i janë afruar Ramazanit dhe kanë vdekur para se ta përjetonin ditën e parë! Prandaj, ai është i detyruar që të pendohen menjëherë dhe të ketë për qëllim të jetojë Ramazanin me një entuziazëm të fortë dhe një dëshirë të sinqertë.”

_________________________________________________

1 Namazi me xhemat në xhami është obligim për burrat dhe jo për gratë, dhe nga sunneti është që gruaja ta falë sa më vonë namazin e jacisë.

Shpërndaje: