Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shtyrja e martesës për shkak të studimeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (20)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Që femra të refuzojë për t’u martuar me një fetar i cili ka moral të mirë, derisa ajo të marrë diplomën universitare është veprim i gabuar.

Së pari, nuk është e domosdoshme për femrën që të përfundojë studimet e saj universitare. Është e mjaftueshme për një grua që di shkrim/lexim.

Pas kësaj, ajo duhet të zë veten e saj me atë që i bën dobi shtëpisë, e të kujdeset për fëmijët dhe burrin. Pra siç thashë ajo nuk ka nevojë të studiojë në arsim të lartë.

Nëse ajo bën këtë, pasojat negative do ta shoqërojnë në të ardhmen. Ajo, për shembull duhet të bie dakord që të punoj me diçka që i përshtatet shkollimit të saj/drejtimit të saj. Nëse ajo do të punësohet me punë të tillë, nuk mund t’i kushtoj rëndësi asaj që është më e rëndësishme për të, fëmijët, kujdesi familjar dhe gjëra tjera.

Prandaj, femra nuk duhet të refuzojë martesën vetëm për të përfunduar studimet universitare. Por është mirësi e madhe në mbarimin e gjimnazit sepse ajo është rrugë për të shtuar diturin e saj.

Shpërndaje: