Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shtyrja e zekatit deri në Ramazan

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftawa06-08-1435.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar të shtyhet qëllimisht pagimi i zekatit? E kam vonuar atë për katër muaj për ta dhënë në Ramazan.

Përgjigje: Zekati duhet të paguhet menjëherë sapo bëhet i detyrueshëm, domethënë pas përfundimit të një viti. Nuk duhet pritur Ramazanin. Ke gabuar duke e shtyrë për disa muaj derisa të fillojë Ramazani. Prandaj sigurohu që ta paguash sa më shpejt dhe që ai t’i jepet njerëzve që e meritojnë atë.

Shpërndaje: