Alameh Mukbil bin Hadi el Uadi’i (v. 1422)
Përktheu: Valdet Gashi
Dhe pas kësaj, ne këshillojmë vëllezërit tanë për hir të Allahut në Britani, që ata të mos preokupohen me gjëra që nuk u bëjnë dobi. Dhe që ata të mësojnë dije të dobishme, të memorizojnë librin e Allahut, të mësojnë shkencën e hadithit, të mësojnë librat e hadithit dhe gjuhën arabe. Në të vërtetë, gjuha arabe po luftohet në tokën e saj dhe me të vërtetë, joarabët i shërbyen kësaj feje.
Imam el-Bukhari (rahimehullahu te ala) ishte prej joarabëve.
Ebu Daudi gjithashtu ishte prej joarabëve.
Et-Tirmidhi ishte prej joarabëve.
En-Nesai ishte prej joarabëve.
Ibn Maxheh ishte prej joarabëve.
Po kështu, Ed-Darimi es-Samarkandi ishte prej joarabëve dhe ashtu shumë prej dijetarëve tanë.
Gjithashtu El-Hakim en-Nejsaburi ishte prej joarabëve.
El-Bejhaki ishte prej joarabëve.
Në të vërtetë, jo-arabët e ndihmuan këtë fe duke i shërbyer transmetimit të haditheve të të dërguarit të Allahut ﷺ dhe po kështu duke i shërbyer gjuhës arabe dhe fikhut Islam.
Dhe ndoshta, ndoshta fjala e Allahut (azza ue xhel) do të realizohet mbi ju, nëse shumë nga të rinjtë muslimanë arabë iu kanë kthyer muzikës, futbollit dhe lojërave. Ata janë larguar nga dituria e dobishme. Ndoshta fjala e Allahut (azze ue xhel) do të realizohet mbi ju:
وَإِنْ تَتَوَلَّوْا يَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُونُوا أَمْثَالَكُمْ
“Edhe nëse ju i ktheni shpinën (Islamit dhe largoheni nga nënshtrimi ndaj Allahut), Ai do t’ju zëvendësojë ju me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” Muhammed, 47:38
Dhe – nëse do Allahu – ju do ta ringjallni sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ.
وَإِنْ تَتَوَلَّوْا يَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُونُوا أَمْثَالَكُمْ
“Edhe nëse ju i ktheni shpinën (Islamit dhe largoheni nga nënshtrimi ndaj Allahut), Ai do t’ju zëvendësojë ju me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” Muhammed, 47:38
Dhe fjala e Tij (subhanehu ue te ala):
فَإِنْ يَكْفُرْ بِهَا هَٰؤُلَاءِ فَقَدْ وَكَّلْنَا بِهَا قَوْمًا لَيْسُوا بِهَا بِكَافِرِينَ
“Por nëse këta (idhujtarët Mekas) e mohojnë këtë, atëherë sigurisht që Ne ia kemi besuar atë një populli ( që janë sahabët dhe ata që i pasojnë sahabët deri në ditën e kijametit) që nuk janë mohues të tyre.” En-Aam, 6:89