Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shumë pretendojnë Selefizmin, ndërsa janë larg Selefëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: “Sherh Masailil-Xhahilijjeh”, fq. 209-210

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në parim, jahudit, të krishterët dhe të devijuarit e tjerë të cilët ia atribuojnë veten Islamit pretendojnë se ata pasojnë besimtarët e hershëm. Jahuditë thonë se ata pasojnë Musanë alejhis-selam dhe ata që i besuan atij. Të krishterët thonë se ata pasojnë Mesihun alejhis-selam dhe ata që i besuan atij. Të devijuarit e këtij umeti thonë se ata pasojnë paraardhësit e këtij umeti prej sahabëve, tabiinëve dhe etbait-tabiinëve dhe thonë se kanë akiden e Selefëve.

Por, të gjithë ata që pretendojnë pasimin e rrugës së Selefëve nuk do të thotë se janë në të drejtën. Së pari, ai duhet ta krahasojë besimin e tij me atë të Selefëve. Ajo që përputhet me të është prej besimit të Selefëve. Ajo që nuk përputhet me të nuk është prej besimit të Selefëve. Këta njerëz nuk janë në rrugën e Selefëve, sepse rregulli i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem mbi besimin e Selefëve nuk zbatohet mbi ta:

من كان على مثل ما أنا عليه وأصحابي

“Ai që pason atë në të cilin jam unë dhe shokët e mi.”

Ky është ai që ec në rrugë e Selefëve. Ai që devijon nga kjo nuk është në rrugën e Selefëve. Nuk ka rëndësi nëse ai e pretendon këtë. Çështja nuk është vetëm tek pohimi, por është tek realiteti.

Shumë njerëz pretendojnë Selefizmin. Së pari, ata duhet të krahasojnë besimin e tyre me atë të Selefëve. Nëse ajo përputhet me atë, ajo është e saktë. Nëse jo, ata nuk janë duke pasuar rrugën e Selefëve.

E njëjta gjë vlen edhe për ata që i atribuohen pasimit të njërit prej katër Imamëve, ndërsa në realitet kundërshtojnë rrugën e tyre. Atribuomi i tyre është i pasaktë, sepse ata diferencohen nga ta në çështjen kryesore, pra qysh në besim.

Shpërndaje: