Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 254
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Et-Tahan tha në kasetën “Ahkam-ul-Lakit ue Ahkam-ur-Rakik” se shtet musliman është ai vend që ka qeveri muslimane edhe pse ka vetëm një musliman në vend dhe se një vend joislam është ai vend që e ka qeverinë joislame edhe pse të gjithë në vend janë muslimanë. Ç’thua për këtë?
Përgjigje: Disa dijetarë të vjetër e kanë këtë mendim. Ndërsa mendimi i saktë është se kihet parasysh shumica e popullit. Nëse banorët janë muslimanë që e praktikojnë Kuranin dhe Sunnetin dhe sundimtari është një komunist ose nga partia Ba’th dhe partitë Nasir, nuk thuhet se shoqëria janë kufarë. Por në qoftë se shoqëria i nënshtrohet kufrit të qeverisë, atëherë ata janë të njëjtë. Pra, i tillë nuk është rasti nëse shoqëria nuk pajtohet me qeverinë, e cila është gjendja e shumë popujve. Në shumë raste, sunduesi është shumë larg fesë ndërsa qytetarët e duan fenë.