Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si agjërohet dita e Ashures? – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (57)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Cili është gjykimi për të agjëruar vetëm ditën e Ashurës?

Përgjigje: Nuk ka të keqe në këtë. Megjithatë, kjo shpërblehet më pak.

Ibn-ul-Kajimi -rahimehullah- përmendi në Zad-ul-Me’ad se agjërimi i ditës së Ashures bëhet në 3 mënyra:

– Mënyra më e plotë është që të agjërohen 3 ditë, një ditë para dhe një ditë pas saj (9, 10, 11 Muharrem), kjo është mënyra më e plotë.1

– Të agjërohet një ditë para ose pas saj (9, 10 Muharrem ose 10, 11 Muharrem).

– Të paktën të agjërohet vetëm ditën e Ashures (10 Muharrem).


1 https://www.perlatmuslimane.com/agjeroni-nje-dite-para-dhe-nje-dite-pas-tij/

Shpërndaje: