Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si bëhet dhikri pas namazit farz?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 64-68
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

1 – Kur i dërguari i Allahut ﷺ kur mbaronte namazin, kërkonte falje nga Allahu tri herë (thoshte: “Estagfirullah”), pastaj thoshte:

اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلاَمُ وَمِنْك السَّلاَمُ تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلاَلِ وَالإِكْرام

“O Allah! Ti je Paqëdhënësi dhe prej Teje vjen shpëtimi. I Lartësuar je Ti, Posedues i Madhështisë dhe Nderit.”

2 – Kur i dërguari i Allahut ﷺ mbaronte namazin, thoshte:

لا إِلهَ إِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَريكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لما أَعْطَيْتَ وَلاَ مُعْطِي لِمَا مَنَعْتَ وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الجَدُّ

“Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. O Allahu im, askush nuk mund të ndalojë atë që Ti e ke dhënë dhe askush nuk mund të japë atë që Ti e ke ndaluar. Të pasurit nuk i bën dobi pasuria tek Ti (por vetëm imani e devotshmëria).”

3 – Transmetohet se Abdullah bin Zubejri radijAllahu anhuma, pas çdo namazi farz e kishte zakon të thoshte:

لا إِلهَ إِلا الله وَحْدَهُ لا شريكَ لَهُ لَهُ المُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ على كلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ

لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ باللهِ لاَ إِلهَ إِلاَّ الله وَلاَ نَعْبُدُ إِلاَّ إِيَّاهُ لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ لا إِله إِلاَّ الله مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ

“Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. Nuk ka ndryshim apo forcë pa ndihmën e Allahut. Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, dhe nuk adhurojmë dikë tjetër pos Tij. Ai posedon dhuntitë dhe mirësitë. Atij i takon lavdërimi më i mirë. Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, me sinqeritet Atij i nënshtrohemi, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët.”

Abdullah bin Zubejri radijAllahu anhuma ka thënë: “Profeti ﷺ e kishte zakon ta thoshte këtë pas çdo namazi.”

4 – Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka rrëfyer se disa të varfër prej muhaxhirëve erdhën tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë atij: “Na kanë tejkaluar të pasurit me shpërblime dhe lumturi të përjetshme! Ata falen sikurse edhe ne falemi, agjërojnë sikurse edhe ne agjërojmë. Mirëpo, ata kanë pasuri të mjaftueshme dhe nga ajo pasuri bëjnë haxhe, umre, shkojnë në luftë dhe japin sadaka.” Në atë rast, i dërguari i Allahut ﷺ tha:

ألا أعلمكم شيئا تدركون به من سبقكم ، و تسبقون به من بعدكم ، و لا يكون أحد أفضل منكم إلا من صنع مثل ما صنعتم ؟ قالوا : بلا يا رسول الله ـ قال : تسبحون ، و تحمدون ، و تكبرون ، خلف كل صلاة ثلاثا و ثلاثين

“A do që tu mësoj diçka me të cilën ju do t’i arrinit ata që u kanë tejkaluar, që t’ua tejkaloni atyre që do të vinë pas jush dhe askush nuk do të jetë më i mirë se ju përveç atyre që kanë vepruar sikurse keni vepruar ju?” Ata i thanë: “Padyshim se duam të na tregosh o i dërguar i Allahut.” Ai tha: “Atëherë, thoni: “Subhan-Allah”, “Elhamdulilah” dhe “Allahu-Ekber” nga tridhjetetre herë pas çdo namazi (farz).”

5 – I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

مَنْ سَبَّحَ اللهَ في دبرِ كُلِّ صَلاَةٍ ثلاثاً وثلاثينَ وَحمد الله ثلاثاً وثَلاَثِينَ وَكبَّرَ الله ثَلاَثاً وثلاثين وقَال تمامَ الْمائَةِ لاَ إِله إِلاَّ الله وَحده لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلكُ وَلَهُ الْحمدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ، غُفِرَتْ خَطَايَاهُ وَإِنْ كانَتْ مِثْلَ زَبِدِ الْبَحْرِ

“Ai që thotë pas çdo namazi (farz) tridhjetetre herë “Subhan-Allah”, tridhjetetre herë “Elhamdulilah” dhe tridhjetetre herë “Allahu-Ekber” dhe pastaj e plotëson të njëqindtën herë me frazën “la ilahe il-la-llahu uehdehuu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘alaa kul-li shej-in kadiir (Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë)”, do t’i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!”

6 – Profeti ﷺ ka thënë:

خصلتان ، أو خلتان ، لا يحافظ عليهما عبد مسلم إلا دخل الجنة ، و هما يسير ، و من يعمل بهما قليل : يسبح الله في دبر كل صلاة عشرا ، و يحمده عشرا ، و يكبره عشرا ، و ذلك خمسون و مائة باللسان ، و ألف و خمسمائة في الميزان . و يكبر أربعا و ثلاثين إذا أخذ مضجعه ، و يحمد ثلاثا و ثلاثين ، و يسبح ثلاثا و ثلاثين ، فذلك مائة باللسان ، و ألف في الميزان

“Janë dy tipare, ndaj të cilave nëse robi mysliman kujdeset për to do të hyjë në Xhenet. Ato janë të thjeshta ndërsa ata që e praktikojnë këtë janë të paktë: pas çdo namazi të thuhet “Subhan-Allah” (i Pastër është Allahu nga çdo e metë) dhjetë herë, “el-hamdulilah” (falënderimi i takon vetëm Allahut) dhjetë herë dhe “Allahu-Ekber” (Allahu është më i Madhi) dhjetë herë. Kjo është njëqindepesëdhjetë herë me gjuhë ndërsa peshon sa njëmijepesëqind herë. Gjithashtu, në kohën e gjumit thotë tridhjetekatër herë “Allahu-Ekber”, tridhjetetre herë “el-hamdulilah” dhe tridhjetetre herë “Subhan-Allah”. Kjo është njëqind herë me gjuhë ndërsa peshon sa njëmijë herë.”

Abdullah bin ‘Amr radijallahu anhu ka thënë: “E kam parë të dërguarin e Allahut ﷺ se si numëronte tesbihët me dorën e tij[1]. Disa shokë të tij i thanë: “O i dërguari i Allahut, si mund të jenë aq të pakët praktikuesit e saj, kur ky veprim është kaq i lehtë?!” Ai tha:

يأتي أحدكم – يعني الشيطان في منامه – فينومه قبل أن يقول ، و يأتيه في صلاته ، فيذكره حاجته قبل أن يقولها

“Ai – d.m.th. shejtani – vije tek ndonjëri prej jush – në kohën e gjumit – dhe e futë atë në gjumë para se t’i thotë ato (dhikre). Gjithashtu, (shejtani) vije tek ndonjëri prej jush në namaz dhe i përkujton diçka para se ai ti thotë ato (dhikre).”

7 – ‘Ukbeh bin ‘Amir radijallahu anhu ka thënë:

أمرني رسول الله صلى الله عليه و سلم أن أقرأ المعوذات دبر كل صلاة

“I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem më urdhëroi që të lexoj suren “el-Felek” dhe “en-Nas” pas çdo namazi.”

8 – Mu’adh bin Xhebel radijallahu anhu ka rrëfyer se, i dërguari i Allahut ﷺ e kapi atë për dora dhe i tha:

يا معاذ ! إني والله لأحبك ، فلا تدعن في دبر كل صلاة أن تقول : الَّلهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَ شُكْرِكَ وَ حُسْنِ عٍبَادَتِك

“O Muadh! Betohem në Allahun se unë të dua! Prandaj, mos e lë asnjëherë pa thënë pas çdo namazi: “O Allahu im, më ndihmo që të kujtoj Ty, të falënderojë Ty dhe të adhurojë Ty në mënyrë të mirë.”


[1] Me dorën e djathtë. Kurse, bërja tesbih me të dy duart është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me sunnetin. Është e çuditshme se si njerëzit hanë me dorën e djathtë, ndërsa bëjnë tesbih me të dy duart!

Shpërndaje: