Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si bëhet sexhdeja e leximit në makinë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh ed-Durr en-Nadhid (15) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ad_dur-14-04-1433.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e ligjësuar për mua që të bëj sexhde në karrigen e makinës para meje nëse jam ulur në makinë dhe lexoj Kuran, dhe arrij te një ajet ku ka sexhde të leximit?

Përgjigje: Kjo është në rregull. Ti mund të bësh sexhde në karrigen e makinës ose në tokë në makinë, nëse është e mundur. Nëse nuk është e mundur, bëj me gjest duke ulur kokën.

Shpërndaje: