Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri 21
Përkehtu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si bojkotohet gruaja e pabindur në dhomën e fjetjes? Ju ceket fjalën e Allahut (azza ue xhel):
”(e nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat.” En-Nisa, 4:34
A do të thotë që duhet të qëndrojmë larg nga shtrati i saj apo të flemë me të pa folur dhe pa bërë marrëdhënie me të?
Përgjigje: Ky ajet është i përgjithshëm. Ajo përfshin që ai të bjerë në të njëjtin shtrat pa folur me të dhe pa e shijuar atë dhe se ai flen në një vend tjetër.
E përmenda këtë të fundit dhe se ai fle në një vend tjetër në një dhomë tjetër, në një shtëpi tjetër dhe kështu me radhë. Qëllimi është se ai të veprojë atë që ai mendon që të jetë më e mira për përmirësimin e saj.