Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me emrin e Allahut, gjitha lavdërimet i takojnë Allahut dhe selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe mbi ata që pasojnë udhëzimin, dhe pastaj:
Ebu Daudi dhe të tjerë pos tij, kanë transmetuar hadithin e Abdullah ibn Amr ibn el-Asit (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy) se i dërguari ﷺ i numëronte tespitë me dorën e tij të djathtë.
Në hadithin e Jusejreh e cila është një prej grave sahabije (Allahu qoftë i kënaqur me të) e cila tha se i dërguari i Allahut ﷺ i tha asaj dhe disa grave që ishin me të.
“Numërojini ato me majë të gishtave tuaj sepse me të vërtetë ata do të flasin (në ditën e gjykimit).”
Ai i urdhëroi ato që të numërojnë tesbitë, tekdis dhe tehlil në majat e gishtërinjve.
Ai ﷺ iu tha:
“Numërojini ato me majë të gishtave tuaj sepse me të vërtetë ata do të flasin (në ditën e gjykimit).”
Ai tha numëroni me majë të gishtave tuaj sepse vërtetë ai ﷺ i numëronte tespitë e tij me dorën e tij të djathtë.
Dijetarët përmendën dy mënyra të ndryshme për numërimin e tespive.
Mënyra e parë e të numëruarit tespitë është kështu. Kjo mënyrë është ndoshta më afër kuptimit që kishin për qëllim arabët kur numëronin sepse ata përdornin apo numëronin në mënyrën el-akd, kjo është mënyra e arabëve. Mënyra (e numërimit) akd, dijetarët e kanë sqaruar këtë.
Mënyra e dytë është të numëruarit dhikrin kështu nëpërmjet majave të gishtërinjve. Vetëm në majën e gishtit, jo në të tre pjesët e gishtit siç është e njohur në mesin e xhematit të thjeshtë. Ata bëjnë tesbih në të tre pjesët e secilit gisht kështu. Sa i përket numërimit të dhikrit në tre pjesët (e gishtit), atëherë nuk di të ketë bazë për këtë në sunnet. Atëherë, numërimi i dhikrit duhet të bëhet në këto dy mënyra:
Ose kështu.
Ose kështu.
Mënyra e parë është ajo që na mësoi shejhu ynë i nderuar, babai Adurr-Rrahman Muhijj-ud-Din, Allahu e ruajt dhe i dhëntë bereqet në moshën e tij. Ai është i mendimit se numërimi i dhikrit duhet të bëhet kështu. Ka nga meshajikhët tanë që e konsiderojnë mënyrën e dytë (të jetë e saktë).
Është detyrë mbi nxënësit e dijes që të kuptojnë të dy mënyrat e bërjes së dhikrit dhe pastaj t’ua mësojnë xhematit të thjeshtë. Është gjithashtu detyrë mbi ta që t’ua sqarojnë xhematit të thjeshtë që numërimi i tespive me rruaza është një praktikë e shpikur.
Subha (e njohur si tespitë me rruaza), nuk ka ndonjë bazë për të në fenë Islame, përkundrazi siç përmendin historianët se (përdorimi i tespive me rruaza) është marrë nga tempujt e hindusëve dhe nga kishat e nasarave (të krishterëve) dhe prej tyre erdhi tek muslimanët me anë të Sufive dhe të tjerëve pos tyre nga pasuesit e bidateve. Nuk ka bazë për tespitë me rruaza në Islam.
Nuk ka asnjë bazë në Islam për të numëruar dhikrin me guralecë ose të ngjashëm, dhe për sa i përket haditheve dhe transmetimeve lidhur me këtë, atëherë ato janë të gjitha të dobëta dhe jo autentike. Është e njohur se i dërguari i Allahut ﷺ kurrë nuk e bëri këtë.
Përkundrazi, ai ﷺ bënte tesbih duke numëruar me dorën e tij dhe në një transmetim tjetër me dorën e tij të djathtë ﷺ. Kjo është arsyeja pse tespitë me rruaza janë bidat dhe janë të ndaluara nga dy aspekte:
Aspekti i parë: është se tespitë me rruaza janë një metodë adhurimi e cila është shpikur dhe të cilën i dërguari ﷺ nuk e praktikoi. Profeti ﷺ tha në një transmetim i cili është në të dy sahihet (Bukhari dhe Muslim), hadithi transmetohet nga Aishah:
“Kushdo që shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo do t’i refuzohet.”
Kjo është dëshmi për ndalimin e saj: ndalimi i çështjeve të shpikura në fe; çdo adhurim ose mjet i adhurimit i shpikur.
Aspekti dytë: tespitë me rruaza kanë ardhur nga kufarët, nga hindusët, nasarat dhe të tjerë nga ata. Kjo është një mënyrë adhurimi që kufarët e shpikën. Profeti ﷺ tha, duke sqaruar ndalimin e imitimit të kufarëve, veçanërisht në mënyrat e adhurimit.
Ai ﷺ tha:
“Kushdo që imiton një popull, ai është prej tyre.”
Është detyrë mbi vëllezërit tanë nga nxënësit e dijes që t’ua sqarojnë këtë njerëzve ashtu siç e sqarova. Është gjithashtu detyrë mbi ta që të përpiqen të jenë të butë me xhematin e thjeshtë në këtë çështje sepse disa nga xhemati i thjeshtë mund të irritohen nga ti kur i ndalon ose i qorton ashpër pa ua sqaruar atyre realitetin e çështjes së tespive me rruaza sepse shumë prej tyre janë injorantë rreth këtij realiteti dhe janë injorantë rreth mënyrës së saktë sipas sunnetit.
Është detyrë mbi ne që të jemi të butë kur e sqarojmë këtë dhe kur e sqarojmë sunnetin në përgjithësi për shkak të dominimit të injorancës dhe numrit të pakët të dijetarëve.