Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi
Burimi: http://olamayemen.com/Dars-16031
Pyetje: A duhet gruaja që falet me gra të tjera në shtëpinë e saj në një ditë të premte të falë dy rekate apo katër? A duhet të lexojë ajo në heshtje apo me zë të lartë?
Përgjigje: Nëse gruaja falet në shtëpi në një ditë të premte, ajo duhet ta falë namazin e drekës katër rekate dhe ajo duhet të lexojë në heshtje. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo falet në xhami. Në këtë rast, ajo e falë namazin e xhumasë dy rekate.