“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet falur namazin e natës gruaja me istihada?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua ua rasa’il Shejkh Ibn Uthejmin (4/286-287)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për një grua që ka istihada (gjaku i parregullt që del nga organi gjenital që nuk është gjak menstracionesh), që të falë namazin e natës, kur të ketë kaluar gjysma e natës me të njejtin abdes me të cilin ka falur namazin e jacisë?
 
Përgjigje: Dijetarët kanë mospajtim në këtë çështje. Disa dijetarë besojnë se kur gjysma e natës të ketë kaluar, ajo duhet të përsërit abdesin për të falur namazin e natës.
 
Disa dijetarë të tjerë besojnë se ajo nuk ka nevojë për ta bërë këtë, dhe ky është mendimi më i saktë.

Shpërndaje: