Imam Jahja bin Sheraf en-Nevevi
Burimi: Fetaua lil-Imam en-Nevevi “El-Mesailul-Menthurah” fq. 45-46
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse lexohet Kur’ani jashtë namazit, a është më mirë të lexohet me zë të lartë apo në heshtje? Gjithashtu, cili lloj i leximit është më i mirë gjatë namazit të natës?”
Përgjigje: “Nëse je duke lexuar jashtë namazit, më së miri është të lexohet me zë të lartë, përveç nëse kjo shpie në diçka të keqe, si: syefaqësia, ndjenja e superioritetit mbi të tjerët, të lexuarit duke i shqetësuar të tjerët, p.sh: të sëmurin, atë që fle, dikë që është i angazhuar me ndonjë formë adhurimi, apo punë të kësaj bote.
Sa për namazin e natës, leximi duhet të jetë me zë mesatar; kjo është më e sakta. Ka prej dijetarëve që thonë se është më mirë që të lexohet me zë të lartë nëse leximi i plotëson kushtet e mësipërme.”