Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet parë kundërshtimet që kanë ndodhur në kohët e hershme në mes Ehlu-Sunnetit dhe të tjerëve?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fetua Xhuddeh (6)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kjo ndarje pra, se feja përbëhet nga bazat dhe degëzimet, janë të pabaza. Kjo do të thotë se njeri justifikohet nëse bën gabim në degëzimet në krahasim me bazat. Ky detaj është pra i pabazë. Në lidhje me kundërshtimet që kanë ndodhur në kohët e hershme në mes Grupit të Shpëtuar – Ehl-us-Sunnetit, dhe grupeve të tjera të shpikura, siç janë Xhehmitë dhe Mutezilit; nuk duhet të ndalemi në atë se gabimet e tyre janë në bazë apo në degëzime, por duhet parë nëse ata janë Muxhtehida apo pasues të tekeve të veta- të cilët pasojnë atë që i përshtatet dëshirave të tyre pa u kujdesur fare për argumentet e nxjerrura nga Kurani dhe Sunneti, e të cilat janë në anën e Ehl-us-Sunneti uel-Xhema’ah.
 
Fakti është që kjo çështje ka të bëjë me zemrën (diçka e fshehtë) dhe se askush nga njerëzit nuk mund ta dijë, përveç Allahut (tabarak ue te ala). Prandaj, nuk mund të thuhet se ata që janë ndryshe nga Ehl-us-Sunneti janë pabesimtarë – e të cilët rrjedhimisht do të jenë përgjithëmonë në Zjarr. Kjo për shkak se ata mohojnë ndonjë argument Kuranor apo argument të Sunnetit.
 
Andaj, nëse ndokush mohon qëllimisht diç nga Kurani dhe Sunneti, nuk ka dyshim se ai e meriton këtë epitet (i të qenurit pabesimtarë). Por në qoftë se kjo ndodhë për shkak të ndonjë keqkuptimi të argumenteve (të Kuranit apo Sunnetit) apo për shkak të Ixhtihadit të gabuar, ai nuk ka përfundim të njejtë sikur pabesimtari i cili mohon Islamin si tërësi apo në formë të veçant.
 
Bazuar në këtë, Ibn Hazmi, ashtu edhe siq ka thënë Ibn Abdil-Hadi (rahimehullah), se ai është një Xhehmi i vërtetë. Ai mohoi Emrat dhe Cilësitë e Allahut dhe kishte mendime vërtetë të çuditshme dhe kontradiktore. Ju e shihni se si ai është i ngurt në shtjellimin e argumenteve të fikhut (duke ju përmbajtur bukfalitetit të argumenteve dhe mosveprueshmërinë ndërmjet tyre), ndërsa në çështje të akides nuk i përmbahet një gjëje të tillë. Kjo është jashtëzakonisht e çuditshme. Nëse ai do të kishte përdorur kijasin – krahasimin (si bazë të sheriatit islam) dhe interpretimin e arsyes gjatë nxerrjes së normave të sheriatit, dhe nuk do të ishte i ngurt në atë që përmendëm më herët, do të ishte tërhequr nga shumë botkuptime të tija e sidomos kur kemi të bëjmë me Cilësitë e Allahut. E vërtet që ai kishte disa gjëra që janë në kundërshtim me Sunnetin. Në fikh (siç edhe e theksuam më herët), ai i përmbahet bukfalitetit maksimalisht. Në fushën e Emrave dhe Cilësive të Allahut ai shtrembëronë dhe mohonë shumë prej tyre. Ashtu edhe siç e çërmendëm fjalën e Ibn Abdil-Hadit i cili tha për të: ”Ai është një Xhehmi i vërtetë.”
 
Por ne nuk mund të themi se ai apo të tjerë të ngjashëm me të janë pabesimtarë. Unë personalisht nuk mund të themë se ai ishte i devijuar, edhe nëse ai vërtetë ra në disa devijime. Kur unë lexojë në librat e tij, mënyrën se si argumenton kundërshtimet ndaj të tjerëve, e ndjej se ai ishte duke kërkuar të vërtetën. Kjo është e mjaftueshme që të themi për atë dhe për të gjithë të tjerët që ndjekin hapat e tij, se ai ishte Muxhtehid që ka marrë një shpërblim. Megjitatë kjo nuk na pengon ne të themi se ai kishte gabime, pavarësisht nëse gabime janë në Akide (besimin) apo në fikh (legjislacion).

Shpërndaje: