Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij! Motra Ummu Mensur thotë: “Cili është gjykimi i të vonuarit (mbetjes mbrapa në namaz) në pasimin e imamit, qoftë në ruku apo në ndonjë pozitë tjetër, posaçërisht në sexhde në mënyrë që të bëjmë dua më shumë dhe cilat janë argumentet për këtë gjë”?
Përgjigje: I dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم thotë:
إنما جعل الإمام ليؤتم به
“Imami është (caktuar) që të pasohet (ndiqet).”
Kështu që, nuk duhet të vonohet prapa imamit e as t’i paraprihet atij, por duhet të pasohet (ndiqet). Kjo është ajo çfarë ka urdhëruar Profeti صلى الله عليه وسلم:
إذا ركع فاركعوا و إذا سجد فاسجدوا فإذا قال سمع الله لمن حمدة فقولوا ربنا لك الحمد
“Kur ai (imami) bie në ruku, atëherë bëjeni edhe ju rukunë, e kur ai bie në sexhde, atëherë bëjeni edhe ju sexhden, e kur të thotë ‘semi’Allahu limen hamideh’ (Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë), ju thoni ‘rabena lekel-hamd’ (Zoti ynë, Ty të takon i gjithë falënderimi).”
Pra, imami duhet pasur gjatë namazit me të. Kjo është ajo çfarë ka urdhëruar i dërguari صلى الله عليه وسلم.