Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu’ Fetaua Ibn Baz Vol 13/149
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse një personi i ka ikur një pjesë e namazit të xhenazes, a duhet ta plotësojë atë që i ka ikur, apo çfarë duhet të veprojë ai në këtë rast?”
Përgjigje: “Ai duhet ta plotësojë atë menjëherë. Për shembull: Nëse ai e zë namazin e xhenazes ndërsa imami është në tekbirin e tretë, ai bën tekbirit (duke u lidhur me imamin në namaz sikurse në namazet ditore) dhe lexon el-Fatihan, dhe kur imami bën tekbir për herë të katërt, ai bën një tekbir i cili konsiderohet të jetë i dyti për të dhe i lexon salavatet. Pastaj, kur imami bën teslim, ai bën një tekbir i cili konsiderohet si tekbiri i tretë për të dhe e bën duanë e të vdekurit, pastaj ai bën tekbir për herë të katërt dhe teslim.”