Alameh Abdurr-Rrazak bin Afifi el-Afifi (v. 1415)
Burimi: Fetaua ua Rasa’il Shejkh Abdurr-Rrazzak al-Afifi fq. 205.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si duhet ta kuptojmë hadithin se gruaja nuk mund të japë dhurata pa lejen e burrit të saj?”
Përgjigje: “Ky hadith është i dobët. Gruaja zotëron paratë e veta dhe askush nuk mund ta ndalojë që t’i shpenzojë ato përveç nëse ajo i shpenzon ato marrëzisht dhe jo në mënyrë të drejtë, atëherë ajo mund të parandalohet nga shpenzimi i parave të saj.”
Kjo është ajo që Kurani thotë:
فَإِن طِبْنَ لَكُمْ عَن شَيْءٍ مِّنْهُ نَفْسًا فَكُلُوهُ هَنِيئًا مَّرِيئًا
“E në qoftë se ato nga dëshira e tyre u falin diçka nga ajo, atëherë pranojeni atë pa frikë dhe me kënaqësi.” 4:4
D.m.th. Nëse ajo do i jep burrit të saj, shoqeve apo të afërmve të saj, ata mund t’i gëzojnë ato me ndërgjegje të pastër.