“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet ta lexojmë Kuranin gjatë Ramazanit?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila gjë është më e mirë gjatë ramazanit: Leximi komplet i Kuranit disa herë, apo leximi i Kuranit një apo dy herë me komentim?

Përgjigje: Pasha Allahun! Nëse e lexon Kuranin me komentim një herë, duke e kuptuar atë, është më mirë sesa ta lexojë disa herë pa u ndalur shumë në domethënien e tij. Kur një person i tha Abdullah ibn Mes’ud-it: ”Unë mbrëmë kamë lexuar Kuranin nga sureja el-Mufassal (Nga suretu Kehf e deri në fund)”. Kurse Ibn Mes’udi ia ktheu: ”Kjo është si një lexim kalimthi i ndonjë poezie”. Andaj, më mirë është që njeriu të lexojë duke e medituar edhe nëse më herët ai e ka lexuar komentimin e Kuranit dhe gjërat i ka të kjarta. Kështu pra, më mirë është që të lexojë duke e medituar dhe ndjerë, e duke ia shoqëruar gjithashtu komentimin e Kuranit që ka lexuar më herët.

Shpërndaje: