“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet të jetë dashuria ndaj Allahut?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje:  “Shejkh i nderuar, pyet për dashurin ndaj Allahut.”

Përgjigje: “Duhet dashur Allahun me gjithë zemër, një dashuri që nuk i ngjanë asnjë gjëje. Allahun duhet dashur më shumë se çdo gjë tjetër dhe dashuria e vërtet kërkon të tregohet bindje dhe heqje dorë nga mosbindja, t’i dojë njerëzit e mirë dhe të Dërguarit dhe të ndjejë urrejtje dhe zemërim ndaj armiqve të Allahut të Madhëruar. Ky është ai, që e do Allahun (sinqerisht).

Thotë Allahu:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ

“Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë juve…” (3:31).

Dhe Ai thotë për besimtarët:

فَسَوْفَ يَأْتِي اللّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ

 “… Allahu do të sjell një popull që Ai i do ata dhe ata e duan Atë…” (5:54).

Pra është obligim, ta dojë Allahun me gjithë zemër, ta dojë me një dashuri të sinqertë dhe ta dojë Allahun më shumë se çdo gjë tjetër. Profeti  salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kush i ka tre gjëra, e ka gjetur me to ëmbëlsinë e Imanit: … të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur se çdo gjë tjetër…”

Pra, e do Allahun mbi çdo gjë dhe më shumë se çdo gjë tjetër. Pastaj e do Profetin salallahu alejhi ue selem me një dashuri të sinqertë, pas dashurisë ndaj Allahut. E do atë (Profetin) për hir të Allahut, pasi që është i Dërguar i Tij.

I do besimtarët, pasi që ata janë besimtarë të mirë dhe të dashurit e Allahut. I urren jobesimtarët, pasi që ata janë armiqtë e Allahut. Kështu është besimtari i vërtetë.”

Shpërndaje: