Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet të jetë ngjyra e rrobës me të cilën gruaja e falë namazin?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_3279.shtml

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam dëgjuar disa të thonë se gruaja duhet të falë namazin me një petk të bardhë apo me ngjyra të çela dhe nuk lejohet të falë namazin me rroba të cilat kanë ngjyra të errëta. Çfarë na thoni ju për këtë çështje?

Përgjigje: Thënia se gruas i lejohet të falë namazin vetëm me petk ngjyrë çelë është e pabazë. Gruaja vesh gjatë namazit, petkun të cilin ajo zakonisht e vesh. Nëse ajo është e bardhë, ajo falet me të, dhe nëse është e zezë prapë ajo falet me të.

Mirëpo, nëse gruaja vesh petka të zeza (për t’u falur), është më mirë. Ngase kur ajo vesh të tilla ato kanë të njëjtën ngjyrë sikurse edhe abaja (mbulesa kur ajo del jashtë). Dhe rrobat e zeza janë më larg të qenurit të bukura. E sa më pakë të zbukuruara të jenë ato aq më mirë është.”

Shpërndaje: