Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet të jetë pendimi i bidatçiut?

Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: El-Lubab, fq. 111

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Nëse bidatçiu heq dorë nga bidati i tij, pendohet tek Allahu dhe fillon të pasojë rrugën e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit, a është e detyrueshme që ai të shkruajë diçka ose të inçizoj ndonjë audio në të cilën ai shpjegon se ai pendohet për bidatin e tij?”

Përgjigje: ”Ai nuk është i detyruar për të bërë kështu nëse bidati i tij ka vdekur dhe nuk përhapet.

Mirëpo, nëse bidati i tij është përhapur dhe është plotësisht i gjallë dhe librat e tij përhapen, ai nuk është penduar. Ai duhet të jetë i qartë, në mënyrë që pendimi i tij të konfirmohet. Përderisa bidati i tij qarkullon në mesin e njerëzve dhe i devijon ata nga rruga e Allahut dhe nga metodologjia e vërtetë, ai është i detyruar që të heqë dorë me shkrim nga ky libër dhe përmbajtjen e tij të rreme dhe t’i paralajmërojë njerëzit ndaj atij bidati. Përndryshe personi nuk konsiderohet të jetë penduar dhe Allahu e di më së miri.”

Shpërndaje: