Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet ti jep femra mes’h flokëve?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Mexhmu Fetaua ue Rasail Shejkh Ibn Uthejmin (4/151-152)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A duhet që gruaja t’i japë mes’h mbi të gjithë flokët e saj nga balli deri tek qafa dhe pastaj t’i kthejë duart nga ka filluar (nga qafa e tek balli) ashtu sikurse vepron edhe burri?

Përgjigje: Po, dhe duhet ditur se baza e rregullave të sheriatit sugjeron se gjykimet janë të njëjta si për meshkujt ashtu edhe për femrat përveç nëse ka prova që gjykimi i caktuar i dallon nga njëri tek tjetri.

Unë nuk di të ketë ndonjë hadith i cili e dallon femrën nga mashkulli në këtë çështje. Prandaj ajo duhet t’i japë mes’h kokës nga fillimi deri në fund dhe nuk ka rëndësi nëse flokët e saj janë të gjata.

Nuk është qëllimi që ajo t’i shtypë fortë kur ajo i jep mes’h flokëve derisa ato të lagen plotësisht por mjafton t’i jep mes’h butësisht.

Shpërndaje: