“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet t’i përgjigjemi ftesës së dasmes?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika´ati ma´a esh-Shajkhajn, pyetjet janë bërë nga Abdullah et-Tejjar (2/1445-146)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse ftohemi në një dasme a është obligim që t’i përgjigjemi ftesës?”
 
Përgjigje: “Nëse kjo ftesë kërkon që ju të udhëtoni, nuk është e detyrueshme që ju të udhëtoni për të arritur atje sepse ajo është e lodhshme dhe merr kohë. Megjithatë, nëse kjo ndodh në vendbanimin e një personi dhe kjo nuk do të shkaktojë ndonjë dëm nëse i përgjigjeni thirrjes dhe se nuk ndodhin gjëra të ndaluara në dasme atëherë është e detyrueshme për t’iu përgjigjur ftesës, dhe ai që nuk i përgjigjet nuk i është bindur Allahut dhe të dërguarit të Tij.”

Shpërndaje: