Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet vepruar kur bajrami bie në ditën e xhuma? – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: www.binbaz.org.sa/mat/19888

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi nëse dita e Bajramit bie në ditën e Xhumasë? A duhet të falet nga çdo person apo vetëm nga dikush? Sepse disa mendojnë se nëse Bajrami bie në ditën e Xhuma atëherë nuk falet namazi i Xhumasë.

Përgjigje: Është obligim për imamin dhe për ligjeruesin e xhamisë të mbajë hutben e Xhumasë në xhami dhe ti prijë njerëzve të cilët janë të pranishëm.

Profeti e kishte zakon të vepronte kështu kur xhumaja binte në ditën e Bajramit, falte namazin e Bajramit dhe namazin e Xhumasë dhe lexonte në të dy namazet suren el-Ala në rekatin e parë dhe suren el-Gashijeh në rekatin e dytë ashtu siç është transmetuar nga Nauman ibn Beshir në sahihun e Buharit.

Çdokush që falë namazin e Bajramit dhe pastaj nuk merr pjesë në namazin e Xhumasë, ai duhet të falë namazin e drekës në shtëpinë e tij apo me disa nga vëllezërit e tij mysliman.

Po të merrë pjesë edhe në namazin e Xhumasë është më mirë për të, por nëse nuk merr pjesë në namazin e Xhumasë pasi që të ketë falur namazin e Bajramit, ai nuk mëkaton për këtë por e ka obligim që ta falë namazin e drekës vetë apo me një grup.

Shpërndaje: