Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet vepruar kur borxhliu nuk ti kthen parat?

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme që ta lajmëroj në polici një vëlla Selefi, në një shtet joislam; ngase ai nuk e ka paguar borxhin ndaj një vëllai tjetër Selefi, sepse ai nuk ka para ta bëj këtë?

Përgjigje: Në realitet, Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِن كَانَ ذُو عُسْرَةٍ فَنَظِرَةٌ إِلَى مَيْسَرَةٍ

Po në qoftë se ai (borxhliu) është në vështirësi, atëherë priteni atë derisa t’i lehtësohet gjendja (për ta kthyer borxhin).” 2:180

Nëse ky vëlla të ka ty borxh ndërsa nuk ka mundësi të ta kthej borxhin, atëherë ti duhet ta bësh që ai të betohet (se nuk ka mundësi ta kthej borxhin), ashtu siç kishte bërë Ebul-Jusr me personin i cili i kishte borxh atij. E që sa herë i shkonte për t’ia kërkuar borxhin, i thuhej se nuk është në shtëpi.

Një ditë prej ditësh ai e pa djalin e tij të vogël dhe e pyeti: “Ku është babai yt?”

Ai ia ktheu: “Në dhomën e nënës sime –apo përgjigje të ngjashme-.“

Ndërsa ai (Ebul-Jusri) u afrua tek shtëpia e tij dhe i tha: “E di se ku gjendesh, andaj eja të të takoj.”

Ai doli, e takoi sahabiun dhe i tha: “Pasha Allahun, o shoku i të dërguarit të Allahut, nuk ta kam vonuar ty borxhin për ndonjë arsye tjetër, përveç asaj se unë nuk kam mundësi që ta kthej atë.”

Ndërsa sahabiu ia ktheu: “Për Allahun nuk ke mundësi?”

Ai tha: “Pasha Allahun.”

E ai i tha: “Kur të kesh mundësi, mi kthe ato.”

Allahu në Kuran thotë:

وَإِن كَانَ ذُو عُسْرَةٍ فَنَظِرَةٌ إِلَى مَيْسَرَةٍ

Po në qoftë se ai (borxhliu) është në vështirësi, atëherë priteni atë derisa t’i lehtësohet gjendja (për ta kthyer borxhin).” 2:180

Por pasi që ata janë në shtet joislam, atëherë më mirë është që të sillet me vëllain e tij në këtë mënyrë.


Shikoje videon këtu: https://m.youtube.com/watch?v=DAxWz8hCXNU

Shpërndaje: