Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet vepruar kur të prishet abdesi gjatë namazit?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1005)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A duhet personi që e prish abdesin gjatë namazit të merrë abdes dhe ta vazhdojë namazin aty ku e ka lënë apo duhet që ta përsëritë tërë namazin?”

Përgjigje: ”Dijetarët kanë dy mendime në këtë çështje. E saktë është se ai duhet të vazhdojë namazin aty ku ai e ka ndërpre atë.”

Pyetje: ”Nëse personi është në teshehud në rekatin e fundit ndërsa i prishet abdesi; A duhet ta përsëritë gjithë rekatin apo të kthehet në teshehud?”

Përgjigje: ”Ai është si personi të cilit abdesi i prishet gjatë bërjes tavaf, ose se namazi fillon gjatë tavafit. Personi për shembull ka bërë 3 tavafe e gjysmë. Sapo të shpërndahen njerëzit (pas namazit), ai vazhdon me 3 tavafet e gjysmë të mbetura për të përfunduar të gjitha shtatë. Ai pra duhet të vazhdojë namazin aty ku e ka ndërpre atë.

Nëse personi është ulur në teshehud dhe ndodhë që ti prishet abdesi para se të filloj të lexojë ”salavatet”, ai shkon dhe merr abdes, kthehet, ulet në teshehud dhe fillon të lexojë ”salavatet”. Sepse çdo gjë tjetër është bërë në një mënyrë të caktuar.”

Pyetje: ”A duhet ai të bëjë takbirat-ul-ihram (tekbirin fillestar) për këtë?”

Përgjigje: ”Jo, vazhdon pa tekbir.”

Shpërndaje: